Komentuesi politik, Agim Sopi, ka deklaruar se s’ka dilema që shteti i Serbisë është direkt i përfshirë në sulmin në veri të Kosovës.
Ai ka deklaruar të mërkurën në “Konfront” të KTV-së se dëshmitë vetëm sa shtohen se i përfshirë në këtë sulm nëpërmjet direktivave ka qenë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Këtu s’ka pasur dilemë se ushtria qëndron prapa ,gjegjësisht shteti i Serbisë. Tash kemi edhe dëshmi të tjera që involvojnë edhe Radojiçiqin, ku ai e ka udhëhequr aksionin. Fliten për zëra që është plagosur, por ai fshihet. Ky fakt dëshmon se është i involvuar thellë, e sot Policia doli me dëshmi tjetër me letërnjoftimin e njërit nga viktimat që është truproja e z.Vulin, ministrit të BIA-s”, ka deklaruar Sopi.
Sipas saj, vrasja e truprojës në anksion dhe përfshirja e Milan Radojiçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe, që sipas Sopit ai është dorë e djathtë e presidentit Vuçiq, e implikon shtetin e Serbisë në këtë sulm ndaj Policisë së Kosovës.
-
Sopi: S’ka fije dyshimi se Serbia është e implikuar kokë e këmbë në sulmin në Banjskë
-
Sopi: Shtetet evropiane janë penduar për ndërhyrjen në Kosovën myslimane
-
Historiani serb: Ajo që ndodhi në Banjskë, kopje e pushtimit të Rusisë në Ukrainë
-
Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi
-
Rrustemi: Radoiçiqi të ekstradohet në Kosovë për të dhënë përgjegjësi ligjore