Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte pas orës 00:00 pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës

Foto: KOHA

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se vendimi për pezullimin e linjave ajrore do të hyjë në fuqi sonte, pas orës 00:00.

Sipas njoftimit, deri në këtë orë të gjitha fluturimet përfshirë ato në arritje me udhëtarë do të realizohen.

“Pas kësaj ore do të realizohen fluturimet në arritje pa udhëtarë, ndërsa ato në nisje me udhëtarë”, thuhet në njoftim.