Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se edhe fluturimet e së mërkurës janë anuluar.
Tash e disa ditë, ANP-ja anulon të gjitha fluturimet, pasi ende nuk ka marrë lejen nga Qeveria për operim të gjerë.
“Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 qershor 2020 janë anuluar. Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.
Fluturimet janë anuluar tash e sa kohë si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroporti “Adem Jashari” ka anuluar të gjitha fluturimet për sot, 20 e 21 qershor
-
Aeroporti i Prishtinës ka anuluar të gjitha fluturimet për sot
-
Anulohen të gjitha fluturimet e sotme në Aeroportin e Prishtinës
-
Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
-
S’ka datë për hapjen e tërësishme të Aeroportit "Adem Jashari"