Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në Rubikon debati për raportin mes mediave dhe politikës

Sonte në Rubikon të KTV-së mund të ndiqni debatin për raportin mes mediave dhe politikës në Kosovë.

Cili është raporti i medies dhe politikës në Kosovë? A ka përpjekje për ndikim në gazetarë apo medium të caktuar? A janë korrekte mediet me politikanët dhe anasjelltas? Çka për kalimin nga gazetar në post politik dhe më pas, kthimin në gazetari?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin.