Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Sonte në Rubikon debatohet për dialogun me Serbinë

Në fillim të fushatës zgjedhore, sonte në Rubikon të KTV-së partitë politike ballafaqohen për dialogun me Serbinë.

Si të vazhdohet dialogu? A duhet të ketë delegacion shtetëror? Si të veprohet me marrëveshjet e deritanishme? Cili do të jetë roli i presidentit? Kur parashihet marrëveshja përfundimtare?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin, përballen Enver Hoxhaj i PDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Dukagjin Gorani i koalicionit AAK-PSD dhe Bilall Sherifi nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

(KTV 21:00, ARTA 21:40)

Artikuj të ngjashëm