Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në Rubikon debati për punën e Kuvendit

Në Rubikon sonte debati për punën e Kuvendit të Kosovës.

Çka është bërë e çka pritet të bëhet në këtë legjislativ. Si po pritet vlerësimi për Kuvendin në raportin e progresit? Cilat janë mangësitë e gjetura nga Komisioni Evropian? Çfarë mesazhi po përçojnë debatet e fundit në Kuvend? Sa po përmbushin obligimet e tyre të zgjedhurit e popullit?

Për këto dhe shumë çështje tjera, ndiqni Rubikon me Adriatik Kelmendin me fillim prej orës 20:00. Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.