Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për kontrollin e ushqimit dhe skandalin e mishit të importuar nga Belgjika.
Në emision të ftuar janë Valdet Gjinovci, Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe Salih Salihu, Enver Hoti e Ganimete Musliu, Anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në Kuvendin e Kosovës.
A ka agjencia kapacitete laboratorike në drejtim të kontrollit të ushqimit, si qëndron me këto kapacitete, staf dhe pajisje?
Sa kontrollohet ushqimi i kafshëve dhe shpezëve (pulave) brenda përbrenda Kosovës?
A shkon ndonjëherë inspektorati t’i vizitoj fermat?
Sa kontrollohet ushqimi i kafshëve dhe shpezëve (pulave) brenda përbrenda Kosovës?
A i analizon AUV mallrat që importohen në Kosovë në super analizë dhe të përcaktohet se përshkrimi në tiketë i përgjigjet super analizës?
Skandali i mishit të vjetër 12 vjet nga Belgjika?
Kush e ka lejuar futjen e këtij mishi dhe kush është përgjegjës nga institucionet e vendit?
Emisionin “Puls” mund ta ndiçni sonte prej orës 20:00 KTV dhe TV ARTA ora 21:40.