Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” diskutohet për importimin e veturave të vjetra, gurëthyesit dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së e ftuar është ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi dhe Prof. Behxhet Mustafa ambientalist

  • A duhet të lejohet importimi i veturave më të vjetra se dhjetë vite?
  • Pse është stopuar rrënimi i ndërtimeve pa leje në liqenin e Batllavës?
  • Sa është numri i hidrocentraleve që operojnë në Kosovë?
  • A po rrafshohen bjeshkët e Kosovës nga Gurëthyesit?
  • Pse nuk ka guxim ministria e ambientit t’i rrënojë ndërtimet në zonat e mbrojtura në Prevallë dhe Brezovicë?
  • A priten të rishqyrtohen shumë vendime dhe pëlqime mjedisore që janë ndesh me ligjin?

Për këto e më shumë, sonte në emisionin “Puls”, që në KTV transmetohet nga ora 20:00, kurse në TV ARTA nga 21:40.