Sonte në mesnatë, në orën 23:59, përfundon afati zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që pritet të mbahen më 28 dhjetor.
Para kësaj date janë mbyllur tashmë tri faza të rëndësishme të procesit zgjedhor: aplikimi për certifikim të subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, regjistrimi i koalicioneve ndërmjet partive politike, si dhe njoftimi i subjekteve që kanë vendosur të mos garojnë.
Të gjitha këto procedura janë përmbyllur më 30 nëntor, deri në orën 23:59.
Ndërkohë, fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale pritet të nisë më 17 dhjetor.
Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 14:00 do të hedhë shortin për renditjen e partive në fletëvotime.
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
KQZ: Do të verifikohen kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
-
Sot përfundon afati për aplikim të partive për pjesëmarrje në zgjedhje dhe deklarim të koalicioneve
-
Edhe dy ditë kohë për partitë politike t'i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë
-
KQZ: Sot afati i fundit i regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta