Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte do të bëhet dezinsketimi në Podujevë

Sonte do të bëhet dezinsektimi i qytetit dhe parqeve në Podujevë, duke filluar nga ora 20:00, ka njoftuar ushtruesi i detyrës i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Bazuar në kërkesat e qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të bëhet sonte prej orës 20:00. Për të vazhduar me fshatra dhe lokalitete tjera ditëve në vazhdim. I gjithë procesi i dezinsektimi në Komunën e Podujevës do të kryhet deri datë 04.09.2020”, ka shkruar Rudari në Facebook.

 

"Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet sonte, 31.08.2020

Më datën 02.09.2020 - dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Peran, Bajçinë, Dobërdol.

Më datën 03.09.2020 - dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm.

Edhe Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku Arbëri 1 j. më parë Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku

Më datën 04.09.2020 - dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat; Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.

Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 10:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00.

Me këtë rast, njoftojmë Shoqatat e Bletareve dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura si me lartë të mos i leshojnë bletët për kullosë dhe të njejtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës, sipas dateve të lartëpërmendura", thuhet nga Komuna e Podujevës.