Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot shpalosi rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar së fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme.
Violeta Haxholli nga KDI ka bërë të ditur se sa i përket pyetjes drejtuar qytetarëve të Kosovës se çfarë presin ata që të përmbajë marrëveshja përfundimtare në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi, 61% e tyre kanë deklaruar se presin që kjo marrëveshje të përmbajë njohjen shtetit të Kosovës nga Serbia, 56% anëtarësimin e Kosovës në OKB, 22% shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, 25% autonomi të zgjeruar për serbët e Kosovës.
Bazuar në sondazh, Haxholli ka thënë se 97% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se do të pranonin që rezultati i bisedimeve të fazës finale të jetë njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Ndërkaq të gjithë qytetarët nga komuniteti shqiptarë e pranojë këtë opsion kurse 91% të komunitetit serb kanë deklaruar se nuk do të pranonin njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Jeta Krasniqi nga KDI potencoi se në pyetjen se kush duhet të udhëheqë grupin negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë, 44% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se duhet ta udhëheqë presidenti Hashim Thaçi, 31% e tyre mendojnë se duhet ta udhëheqin liderë nga opozita dhe 25% janë të mendimit se grupin negociator në bisedime me Serbinë duhet ta udhëheqë kryeministri i Kosovës.
Në pyetjen se a mendojnë qytetarët e Kosovës se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do ta largojë përfundimisht ndikimin e Serbisë nga Kosova, Krasniqi ka bërë të ditur se 48% e të anketuarve mendojnë se kjo nuk do të ndodhë me marrëveshjen përfundimtare.
Edhe
Haxholli: Kosovarët më optimistë sesa serbët për dialogun
Krasniqi ka theksuar se qytetarët janë pyetur nëse do të votonin në rast se zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme. 45.3% kanë thënë se do të votonin definitivisht, 29.8% ndoshta do të votonin, 6.9% me gjasë nuk do të votonin, 8.8% definitivisht nuk do të votonin, 3.2% kanë deklaruar se nuk e dinë dhe 6.1% kanë refuzuar të kthejnë përgjigje.
Të pyetur se për cilën parti politike do të votonin, vetëm nga votat e deklaruara 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje, 10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera, ndërsa 11.6% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.
-
KDI: Mbi 70 për qind e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog
-
Sondazhi i KDI-së për dialogun: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi
-
Krasniqi: Dialogu Kosovë-Serbi ka lënë në hije tema të rëndësishme për qytetarët
-
Sondazhi i KDI-së: 44% e qytetarët nuk i shohin zgjedhjet si zgjidhje për dialogun