Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Sipas njoftimit nga Drejtoria për Media e Kuvendit, ambasadori Bertoncelj ka uruar Osmanin për detyrën dhe për 12-vjetorin e pavarësisë së vendit, por edhe ia ka konfirmuar mbështetjen e Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas njoftimit, ambasadori ka potencuar se politika e jashtme sllovene e ka në fokus Ballkanin Perëndimor.
“Ai e ka konsideruar fazë të re në politikën kosovare, kryesimin e Kuvendit nga ana e Osmanit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë kryekuvendarja Osmani, ka përmendur investimet sllovene në Kosovë dhe ka shtruar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në fushën e diplomacisë parlamentare.
“Ajo e ka njoftuar ambasadorin slloven me krijimin e grupeve parlamentaretë miqësisë, njëri nga të cilët do të jetë ai me Slloveninë”, thuhet më tutje në njoftim.
-
Osmani në Çeki kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave
-
Osmani: Sllovenia përkrah Kosovën për liberalizim të vizave e anëtarësim në KiE
-
Konjufca: Presim nga Sllovenia ta përkrahë Kosovën në liberalizimin e vizave
-
Sllovenia zotohet se do ta mbështesë Kosovën në integrimin e saj euroatlantik
-
Kryeparlamentari Konjufca vlerëson lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën