Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadorin e posa emëruar të Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Gjatë takimit, u bisedua për hapat që Kosova ka bërë në procesin integrues në BE në këtë periudhën, siç është MSA dhe qasja e Kosovës në programet e BE-së, por po ashtu edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxha i uroi mirëseardhje Ambasadorit Bertoncelj dhe shprehu besimin e saj për vazhdim të bashkëpunimit siç ka qenë edhe me paraardhësit e tij. Njëkohësisht, në emër të qytetarëve të Kosovës, e falënderoi për kontributin e Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.
“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona. Prandaj edhe jemi mirënjohës për përkrahjen që Sllovenia ka ofruar në dispozicion Kosovës; përvojën e saj me procesin e integrimit evropian dhe ngritjen e kapaciteteve teknike për tu përballur me këtë proces”, theksoi Hoxha.
Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.