Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sllovenia e gatshme të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 6 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti sot ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Bertoncel. Sipas njoftimit për media, ministri e njoftoi ambasadorin slloven për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë si dhe për përpjekjet në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të dukurive tjera negative në Republikën e Kosovës.

Ambasadori slloven u shpreh i gatshëm që të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve dhe u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi në mes tyre.