Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve u prit sot në Ambasadën Sllovene nga ambasadori Bojan Bertoncel, me të cilin diskutoi rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Ambasadori slloven, Bojan Bertoncel, e njoftoi delegacionin e AKB-së për iniciativat që I ka marrë si Ambasadë, por edhe si Qeveri sllovene për të mbështetur ekonomin kosovare përmes edukimit, trajnimeve dhe investimeve për ndërmarrësit kosovarë, duke i bartur përvojat më të mira të ndërmarrësisë së vendit të tij në tregun e Kosovës.
Kompanitë sllovene janë prezentë në Kosovë dhe kanë pasur suksese të vazhdueshme. Ky fakt na gëzon dhe ne dëshirojmë që edhe bizneset e Kosovës të depërtojnë me produktet e tyre në tregun slloven dhe në vendet e BE-së kur këtë tash e mundëson edhe Marrëveshja e MSA-së.
Ne jemi në përgatitje të një organizimi ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë në muajin mars të këtij viti dhe ne mirëpresim edhe kontributin e AKB-se në këtë forum biznesor. Sa i përket liberalizimit të vizave, na vjen keq që bizneset dhe qytetarët presin për viza, tha ambasadori, por ky nuk është vendim i Sllovenisë por i tere BE-se e që ne kërkojmë edhe nga ju që të rritet ndikimi nëpër institucionet e juaja që të plotësohen kriteret e fundit për të gëzuar të drejtën e liberalizimit të vizave edhe Kosova.
Kryetari i AKB-se, Agim Shahini, shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit tradicional në mes dy vendeve tona dhe e informoi për së afërmi për aktivitetet e AKB-se. Me masat e reja fiskale, tha ai, Kosova është njëra ndër vendet më atraktive për investime dhe kjo u konkurron edhe vendeve të BE-së. Por BE-ja duhet të jetë më tolerante për të liberalizuar lëvizjen e lirë te bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës. Kosova shpenzon rreth 20 milionë euro për viza ne vendet e BE-së.
Produktet, shërbimet dhe investimet sllovene janë gjithmonë të mirëpritura në Kosovë dhe tash është një situatë e re që kjo duhet të promovohen në Slloveni edhe Ligji për investime strategjike dhe shumë masa të tjera fiskale që e kthejnë vëmendjen e investitorëve slloven por edhe të diasporës tonë atje kah tregu i Kosovës
-
Sllovenia mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt BE-së
-
Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Sllovenia përkrah Kosovën në proceset integruese
-
Kurti: Sllovenia, mike dhe mbështetëse e besueshme e Kosovës
-
Osmani: Sllovenia përkrah Kosovën për liberalizim të vizave e anëtarësim në KiE