Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Skenderaj nderon Familjen Jashari e Epopenë e UÇK-së

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë solemne, me rastin e Epopesë së UÇK-së, në nderim të Kryekomandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në 21-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se amaneti i dëshmorëve na obligon të ndërtojmë një të ardhmen të ndritur, për fëmijët e Kosovës.

“E kemi për obligim që me ndjenjën e respektit t'i përkujtojmë heronjtë, që sakrifikuan jetën dhe gjithçka që patën, që ne të jetojmë të lirë e pavarur. Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes së tij! Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve tjerë!”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq, drejtori për Arsim, Bekim Latifi, tha se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Komandanti Legjendar dhe familja Jashari, mposhtën frikën, duke zgjedhur rezistencën e pashembullt, duke rikthyer shpresën për të vazhduar rrugëtimin e vështirë deri te liria, transmeton KP.

“Njerëzit e mëdhenj punojnë jo vetëm për kohën e tyre, ata punojnë me angazhim shumë të madh edhe për të ardhmen e popullit dhe kombit të vet. E tillë është Familja Jashari para veprës të të cilës heshtja jonë është gjeja më e çmuar”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm