Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të martën ka liruar nga arresti katër të dyshuar për rastin në Banjskë të Zveçanit, pasi sipas tyre, nuk pati prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në rast.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit e liruar ishin arrestuar larg vendit të ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të mërkurën.
Policia e Kosovës pati arrestuar tetë persona në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.