Seanca e orës 14:30,e paraparë pas dehën së pauzës nuk po vazhdon.
Arsyeja është te mungesa e deputetëve, raporton KTV.
Aktualisht numri i tyre është 52, që është e pamjaftueshme për votimin e ligjeve.
Mungesë të deputetëve ka si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
Në ndërkohë LDK ka kërkua që Kuvendi t’i thërret para përgjegjësi deputetët që kanë munguar.
Armend Zemaj nga kjo parti ka thënë se rregullorja e punës së kuvendit përcakton që duhet të ketë mbi 60 deputet që të votohet rendi i ditës.
Kryesuesi i seancës u pajtua me këtë duke kërkuar që seanca të ndërpritet dhe e njëjta të vazhdojë të hënën ose të martën. por me këtë kërkesë nuk është pajtuar PDK-ja, duke ndryshuar vendimin që në seanca të shkoj sërish në pauzë deri në orën 15.00.