Sheshi i Pejës ka mbetur pjesa më e shëmtuar e qytetit. Në tërë sheshin nuk ka mbetur asnjë pllakë e mermertë pa u dëmtuar. Duken sikur të kenë kaluar nëpër makinerinë e gurthyesve e pastaj ato janë vendosur sërish.
Pavarësisht gjendjes së sheshit, Komuna e Pejës, ndërkohë, ka ndërtuar sheshe të tjera në qytet e fshatra, por as për sivjet nuk ka planifikuar intervenim në rregullimin e sheshit kryesor të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për Shoqërinë Civile, dukja e shëmtuar e sheshit, të jep ndjesinë e qytetit të keq. “Qendra e Pejës është pjesa me e shëmtuar e qytetit. Vërtet mosmirëmbajtja e kësaj pjese i jep një shembull të keq secilit që vjen në Pejën turistike. Të jep ndjesinë e qytetit të keq”, thotë përfaqësuesi i shoqërisë civile, Veton Mujaj.
As nga subjektet politike nuk kursehen kritikat për gjendjen e sheshit të Pejës, sidomos nga subjektet që nuk kanë qenë deri tashti pjesë e pushtetit lokal në Pejë.
Drejtori i Financave, Jezton Abazaj shprehet i bindur se sheshi i qytetit do të rindërtohet dhe se Peja do të bëhet me sheh të ri. Për këtë projekt do të jepen 500 deri 600 mijë euro”, thotë Abazaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave
-
Plagoset një person në Pejë
-
Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më shumë Prishtinën