Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“S’ka BABË ka IDE” –Sveçla e quan Molliqajn shantazhues

Grafitet që dikur i kanë shkruar për oponentët politikë, sot i kanë adresuar ndaj njerëzve të partisë së tyre.

Në muret e selisë së Vetëvendosjes, të enjten, janë shkruar grafite, që nga përshkrimi i tyre, duket të jenë kundër Albin Kurtit dhe mundësisë që ai të rikthehet në krye të partisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, këto grafite të vendosura në shumë pjesë të kryeqytetit, i cilëson si të pranueshme anëtari i kryesisë së “Vetëvendosjes” Xhelal Sveçla.

Sveçla nuk përjashton mundësinë e ndarjes së partisë dhe largimit nga Vetëvendosja të Dardan Molliqajt, të cilin e quan shantazhues.

Sveçla ka thënë se gjatë ditëve në vijim, do të thërrasin mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, në përpjekje për të zgjidhur problemet në parti. Këto përçarje brenda Vetëvendosjes, që dikujt t’i mohohet e drejta e kandidimit për kryetar të partisë, analisti Imer Mushkolaj i cilëson si banale.

Ndërkohë, në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes kishin komunikim të ftohtë me të parin e partisë, Visar Ymeri. I vetmi që komunikoi me të gjatë kohës sa ishte në seancë ishte deputeti Dardan Sejdiu.