Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se në rast se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon që Albin Kurti të jetë kandidat për kryeministër i listës së përbashkët të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, atëherë VV garon dhe fiton vetë në zgjedhje.
“Atëherë do të fitojmë të vetëm dhe do të bisedojmë pas zgjedhjeve. Ne nuk thyejmë parimet tona për hir të ardhjes në Qeveri. Kjo është e qartë prej ditës së parë të ekzistencës së Vetëvendosjes. Këtë e dinë të gjithë qytetarët. Prandaj nuk kemi nevojë të ndryshojmë tash. Jemi subjekti i vetëm që e ka ruajtur konsistencën dhe është rritur”, ka thënë Sveçla.
Artikuj të ngjashëm
-
Sveçla: Opozita ta shtrëngojë dorën e shtrirë të VV-së
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
-
Kurti mbyll fushatën: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit
-
Vetëvendosja nominon Albin Kurtin për kryeministër