Mësimdhënëset e ndërrimit të dytë ua kontrollojnë temperaturën fëmijëve, në mënyrë që të sigurohen se nxënësit janë të shëndetshëm për ta mbajtur mësimin. Ky është i vetmi kontroll që aktualisht po u bëhet fëmijëve në këtë kohë pandemie, pasi për këtë vit nuk janë duke u realizuar kontrollet sistematike nga mjekët për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.
Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, Kimete Dida, thotë se ato nuk duhet të ndërpriten as tani, meqë kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë parësorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Ymret Reshiti nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka kërkuar që mjekët të shkojnë për vizita në shkolla, meqë mund të parandalohet përshpejtimi i sëmundjeve te fëmijët, nëse trajtohet me kohë.
“Kontrollet duhet të bëhen edhe prej mundësive të QKMF-ve nëpër komuna. Kontrollet do të duhej të jenë të rregullta së paku dy herë në vit por edhe sipas kërkesës së shkollave për kontrolle të tjera”, ka thënë Reshiti.
E kryeshefi i QKMF-së në Prishtinë, Sami Uka, pohon se tash për tash nuk ka resurse humane për realizimin e këtyre kontrolleve mjekësore.
“Ne e dimë që ende niveli i përgatitjes së trupës arsimorë për ofrimin e lëndëve të caktuara nga shëndetësia sidomos në kuptimin e temave tabu siç është shëndeti riprodhues apo edukimi seksual që është temë e veçantë për moshat e adoleshencës që i frekuentojnë shkollat tona nuk janë të përgatitur ta ofrojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Uka.
Kontrollet shëndetësore të fëmijëve i parasheh edhe Rregullorja për Organizmin e Punës në Shkolla fillore e të mesme.
Neni 48 i saj thotë që duhet të ketë kontrolle të rregullta mjekësore në shkollë, si dhe të bëhen vlerësime për shëndetin e fëmijëve.