Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Situatë e tensionuar në Shkodrën e demokratëve para ditës se votimeve

Në Bashkinë e Shkodrës, të drejtuar nga demokratët, përgatitjet për votimet e të dielës po mbahen në një atmosferë të tensionuar.

Bashkia nuk ka lejuar ngritjen e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe qendrave të votimit në mjedise që janë në administrimin e saj me arsyetimin se votimet e 30 qershorit janë antikushtetuese, raporton Zëri i Amerikës.

Gjithashtu, bashkia nuk ka pranuar të afishojë listat e votuesve dhe as vendvotimin e tyre.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka ndryshuar vendndodhjen e katër KZAZ-ve, ndërsa ende nuk është e qartë se ku do të vendosen rreth 250 qendrat e votimit.