Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Digjet një KZAZ në Shqipëri, tre policë të lënduar

Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mendohet se mbështetës të opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”, raporton a2news.

Mësohet se 3 policë janë lënduar.

Ministri Lleshaj reagoi në Twitter, duke thënë se, “Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”.

Edhe në Tiranë ka probleme, pasi në KZAZ-në pranë Kombinatit po tentojnë të hyjnë disa persona.