Dy bashki që drejtohen nga Partia Demokratike kanë kërkuar nga KQZ dhe KZAZ-të përkatesë në Kukës dhe Mat që të lirojnë ambientet që patën marrë në dorëzim për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në të dyja rastet kryebashkiaket Shehu i Kukësit dhe Neziri i Matit e justifikojnë kërkesën e tyre me aktin e Metës për shfuqizimin e dekretit të tij mbi datën e zgjedhjeve lokalë që ishte 30 qershori.
Sipas këtyre dy bashkive, përsa kohe që Meta anuloi datën e zgjedhjeve, edhe KZAZ duhet të lirojnë ambientet e marra në përdorim nga bashkitë.
{gallery}
Jo vetëm kaq por kryebashkiaket në fjalë kërkojnë që KZAZ-të të heqin edhe listat e zgjedhësve që janë afishuar në ambiente si shkolla, kopështe dhe cerdhe.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kërkon që KZAZ numër 11 në këtë qytet të liroje ambientet pranë qendrës kulturore “Hasan Prishtina” dhe shkollës “Havzi Nela”.
Edhe
Opozita në Shqipëri kërkon t’i ketë në dispozicion materialet e votimeve të 30 qershorit
Ndërkohë kreu i bashkisë Mat Nezir Rizvani ka kërkuar që KZAZ nr.16 të lirojë ambientet e Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” në Burrel.
Të njëjtin hap kane ndjekur edhe bashkite e tjera te opozotës, Çorovoda e drejtuar nga Nesim Spahiu i LSI, Bledion Nallbati i PD ne Devoll, Zamira Rami e LSI ne Gjirokaster, Fran Frrokaj i PD ne Lezhe.
Mesa duket kjo është lëvizja e radhës e Partisë Demokratike në përpjekje për të penguar objektivin e kryeministrit Rama për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor/Vizion Plus..