Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Situatë e qetë në Bërnjak

Situatë e qetë po vazhdon të jetë në pikën kufitare me Serbinë në Bërnjak, derisa ka mbetur më pak se një orë prej kur do të nisë zbatimi i reciprocitetit për letërnjoftimet.

Gazetarja e KOHËS, Rinesa Qorri, raportoi të mërkurën nga Bërnjaku se veturat po vazhdojnë të kalojnë kufirin pa pengesa e telashe.

Ajo shtoi se pos nga Policia e Kosovës, situata po monitorohet edhe nga pjesëtarë të KFOR-it.