Në pikën kufitare në Bërnjak, situata është e qetë dhe po respektohet marrëveshja për njohje të letërnjoftimeve.
Qytetarëve të Kosovës që po hyjnë në Serbi më nuk po i lëshohen dokumente shtesë nga autoritetet serbe siç kishte ndodhur për 11 vjet.
Marrëveshja për letërnjoftime është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.
Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, po qëndron në pikën kufitare në Bërnjak, ku në një lidhje për emisionin “SOT” ka treguar se aktualisht po respektohet marrëveshja.
Ajo ka thënë se këtë e ka mësuar në bisedë me disa policë.
“Kemi biseduar me disa policë, ata kanë thënë për momentin se nuk ka telashe dhe çdo gjë është në rregull. Janë orët e para të mëngjesit, nuk ka shumë qarkullim”, ka thënë Ramaj.
Edhe
Serbët që kalojnë në Merdar mirëpresin zbatimin e marrëveshjes për letërnjoftime
Edhe në pikat tjera kufitare është raportuar se po respektohet marrëveshja.
-
Situatë e qetë në Bërnjak
-
Lajçak dha një lajm të mirë - tërheqja e letrës nga Serbia mund të bëhet kthesë pozitive në dialog
-
Hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia
-
Dodiku po u bllokon qytetarëve të Bosnjës udhëtimin me letërnjoftime shkaku i Kosovës