“Harta e re politike në test”, është titulli i temës së javës në numrin e së dielës në “Koha Ditore”, që flet për ndryshimin që ka ndodhur me votën e 11 qershorit.
Për temën e javës, numri special sjell edhe shkrimin “Ndëshkimi i politikës së vendimeve të guximshme”, si dhe intervistën me politologun Agon Maliqi, që sipas tij, ka potencial për votë ndëshkuese dhe ndryshim edhe në zgjedhjet lokale.
“Historia e udhëtarit të huaj” në rubrikën “Reportazh”, flet për historinë e tregtarit boshnjak, që la gjurmë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
“Mafia po rikthehet në Sicili” dhe “E kaluara e hidhur e indianes së birësuar në Suedi” janë dy shkrime që mbushin faqet e botës.
Për muzikën si art i bukur, por i vështirë, flet te rubrika “7 shkronjat” rrëfen Kreshnik Aliçkaj.
Në “Fejton” lexuesit e numrit të së dielës mund të lexojnë për urrejtjen raciste të Millosheviqit ndaj shqiptarëve.
Dashuria dhe përkushtimi për punën, dëshira që të krijojë diçka prej duarve të tij, është rrëfimi për rubrikën “Kosovarçe” i rrobaqepësit me nevoja të veçanta.
Te faqet e kulturës, prezantohet puna e dy artistëve të rinj nga Kosova, artisti që e kërkon njeriun midis natyrës dhe teknologjisë dhe muzikanti në harmoni midis kompozimit e dirigjimit.
“Monument” këtë javë vjen me shkrimin ‘Kulla e Gjakovës ku ruhet një rrëfim për Lidhjen e Prizrenit’.
Ndërkaq, rubrika e Sportit këtë javë, i kushtohet tërësisht sportit vendor.
Këto dhe shumë shkrime të tjera interesante nga rubrika të tjera, mund të lexoni në numrin special të gazetës “Koha Ditore”.