Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Koha Ditore” sjell më 17 Shkurt edicionin special: Kosova 15 vjeçe

Gazeta online sjell kalendarin që i dha formë shtetit pas shpalljes së Pavarësisë. Analiza për rrugën e integrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe pozicionimin e saj në rajon. Se si ajo vazhdon “të luftojë” ende për atë që e fitoi 15 vjet më parë. Për kahun e politikave ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve. Për korrupsionin, skandalet dhe dështimin e drejtësisë. Gazeta rikthen në kujtesë luftën, masakrat, dëshpërimin e të mbijetuarve dhe shpërfilljen nga shteti në 24 vjet liri e 15 pavarësi. Analiza e studime për rrugëtimin deri në Pavarësi. Për rolin e diplomacisë ndërkombëtare dhe për propagandën e Serbisë kundër shtetit. Për kulturën e Kosovës në 15-vjet shtet dhe ngjarjet që ia ngritën imazhin. Për artistët që e shënuan historinë e re të Kosovës. Për medaljet olimpike, botërore e evropiane dhe për sportin që e synon medaljen e radhës pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë. Në më shumë se 40 faqe, “Koha Ditore” sjell edhe fotoreportazhe për shpalljen e Pavarësisë dhe dëshmi për jehonën e saj në botë.

Edicioni special i përvjetorit të pesëmbëdhjetë vjen falas për të gjithë lexuesit e gazetës.