Malishevë, 28 shkurt – Komuna e Malishevës të hënën ka raportuar se është duke u përballur me probleme në sistemin e ri të prokurimit të publik.
Krahas këtij problemi zyrtarët e Qeverisë lokale kanë ngre shqetësimin edhe për mosalokimin e mjeteve nga të hyrat vetjake, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë lokale, drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, është diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e realizimit të projekteve, sipas listës së investimeve kapitale.
“Mirëpo për zhvillimin e procedurave të prokurimit Komuna e Malishevës është duke u përballur me probleme në sistemin e ri të prokurimit të publik. Drejtori për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, gjatë raportimit të tij, i ka shfaqur dy probleme me të cilat është duke u përballur Malisheva, e para mosfunksionimi i mirë i sistemit elektronik të prokurimit publik (shqetësim ky i shfaqur edhe me fillimin e implementimit të këtij sistemi), si edhe mosalokimi i mjeteve nga të hyrat vetjake, nga thesari në qendër, që, sipas drejtorit Krasniqi, “kjo është shumë shqetësuese””, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Zyrtarët e lartë të kësaj komune edhe në mesin e muajit të kaluar patën adresuar vërejtje në drejtim të Ministrisë së Financave për mosalokim të mjeteve financiare në buxhetin komunal, me përjashtim të kategorisë së dedikuar për paga. Drejtori i Financave, Vesel Krasniqi, asokohe pati tërhequr vërejtjen se organet komunale nuk do të kenë mundësi që të kryejnë pagesa, pa u alokuar mjetet nga ministria përkatëse.
Sipas buxhetit të miratuar nga KK i Malishevës, në vitin 2017 Komuna e Malishevës do të ketë në dispozicion buxhetin prej 12.86 milionë eurosh, apo 500 mijë euro më shumë se në vitin e kaluar. Ndërkaq për investime kapitale janë të planifikuara rreth katër milionë euro.