Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, do të lumturoheshin po që se do të mbaheshin zgjedhje presidenciale serbe në Kosovës, në mënyrë që ta godisnin kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e udhëhequr prej tij.
Sipas Rexhajt, është parë një gatishmëri për ta goditur Qeverinë për këtë çështje, edhe nga akterët jashtë politikës.
“Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku krekoseshin që tash e keni një presion të QUINT-it dhe jeni të detyruar t’i lejoni këto zgjedhje përkundër që ato shkelin Kushtetutën e vendit. Ata kanë qenë të lumtur që do të mbaheshin zgjedhjet serbe. Dhe sot po ndodh e kundërta. Kemi parë një gatishmëri, jo vetëm nga akterët politikë, për ta goditur Qeverinë e Kosovës nëse do të lejonte të mbaheshin zgjedhjet presidenciale serbe. Do doja me pa një opozitë që ka një qëndrim të vetin. Ka pas një lloj hipokrizie edhe në votimin e rezolutës në Kuvend. Nuk është parë interesi kombëtar, por përfitimi i këtyre partive në kurriz të interesit kombëtar”, ka thënë Rexhaj të premten në “Java Sonte Me Rronin”.
Sa i përket situatës së sigurisë në vend, Rexhaj thotë se nuk ka nevojë për shqetësim.
“Kosova, institucionet e Kosovës janë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në dhe aleatët ndërkombëtarë, që Kosova të jetë një vend i sigurt dhe të mbizotërojë paqja. Në këtë kuptim, nuk ka vend për shqetësim. Kosova në aspektin e kufijve është e mbrojtur nga KFOR-i, ndërsa tani kemi edhe ushtrinë tonë për të cilin kemi ndarë buxhet shtesë. Është gjuhë retorike e vjetër që jemi mësuar ta dëgjojmë nga ato deklaratat e Vulinit dhe Vuçiqit. Zgjedhjet presidenciale serbe nuk janë lejuar të mbahen, për një arsye folkpatriotizmi, por nuk ka pasur kërkesë nga institucionet e Serbisë. Institucionet tona nuk kanë qenë kundër zgjedhjeve presidenciale, mirëpo jo pa një kërkesë drejtuar institucioneve tona”, deklaroi deputeti i VV-së.
-
Heshtja e të pakënaqurve të LDK-së, “pasiguri” për marrëveshje me VV-në
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Kosova drejt zgjedhjeve të reja
-
LVV-ja paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin
-
PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja ftojnë Kurtin të matet, thonë se nuk e votojnë