21:09 - Shteti maqedonas është më i ndjeshëm se kurrë tash kur është në prag të referendumit për ndryshimin e emrit.
Pikërisht kjo pikë mund të përdoret nga liderë e figura nga sfera politike për përfitime personale e interesa partiake, sipas opinionistit Arben Ratkoceri.
Në Rubikon të KTV-së, ai përmendi vizitën që do t’i bëjë Shkupit kryeministri shqiptar Edi Rama. Sipas Ratkocerit, Rama po e përdor për përfitime personale këtë vizitë.
“Duket se z. Ramës ose i mungojnë këshilltarët e mirë ose vetëm do që t’i pëlqejë Brukselit”, ka thënë ai.
Në Maqedoni, frymë optimiste për referendumin
Edhe
Rama “trazon” skenën politike në Maqedoninë e Veriut
20:34 - Matjet e fundit të opinionit publik në Maqedoni tregojnë se një shumicë e tyre janë pro referendumit, ndonëse jo në masë të duhur për ta kaluar.
Në Rubikon të KTV-së, zëdhënësi i shtabit për referendum, Arbër Ademi, ka thënë se kjo përkrahje po rritet çdo ditë.
“Është e rëndësishme që referendumi të dalë i suksesshëm. Nëse i marrim matjet e fundit të opinionit, ekziston një mbështetje e fuqishme për të dalë në referendum dhe për ta votuar pro. Prej ditës në ditë rritet përkrahja e qytetarëve të vendit”, ka thënë Ademi.
“Në fund të ditës, vetë qytetarët duhet të vlerësojnë a janë për progres apo regres. Të njëjtën përzgjedhje do ta kenë edhe deputetët e parlamentit të Maqedonisë”, shtoi tutje ai.
Sipas njohësit të çështjeve politike, Arben Ratkoceri, referendumi si proces nuk është problematik dhe Maqedonia nuk kërcënohet nga zgjedhjet e reja.
Ai përmendi ndryshimet kushtetuese, të cilat Ratkoceri i quajti si “beteja kryesore”.
Edhe
Ratkoceri: Marrëveshjet në Shkup për “Open Ballkan” janë gjysmake
“Referendumin nuk e shoh aq problematik, zgjedhje të reja nuk do të ketë, deri në vitin e ri duhet të përfundojnë ndryshimet kushtetuese dhe ai është problemi më i madh në Maqedoni, ku duhet 2/3 e deputetëve, kjo do të jetë beteja kryesore”, ka thënë ai.
“Nuk shkon në zgjedhje dhe nuk pres diçka të tillë sepse vetë kryeministri Zaev nuk ka përcaktuar se çka do të thotë sukses”, ka thënë ai duke ju referuar deklaratave të kryeministrit maqedonas për referendumin i cili do të mbahet me 30 shtator.
Sipas Rashidit, BDI-ja po tenton të marrë meritat për referendumin në Maqedoni
Kur Maqedoninë e ndajnë vetëm disa ditë prej momentit vendimtar për të marrë kthesën historike përmes referendumit për emrin, kanë filluar edhe polemikat mes partive politike.
Partia shqiptare në pushtet, BDI, sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, po tenton që të marrë meritat e referendumit duke bërë thirrje në emër të të gjithë shqiptarëve.
Edhe
Në mungesë të epilogut për emrin, Maqedonia rrezikon ndarjen
Ai për Rubikon të KTV-së tha se partia e tij e përkrah tërësisht këtë proces duke qenë të vetëdijshëm për të mirat që i sjell vendit, me theks të veçantë, shqiptarëve.
“Këtë e bëjmë para së gjithash sepse është në interes të shqiptarëve. Besojmë se kemi arritur që ta përcjellim mesazhin për referendum, ka edhe rezerva të caktuara te një numër i qytetarëve, mënyrën se si qeveria po e bën fushatën”, ka thënë Rashidi.