Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Paçarizit, kthimi nga politika në gazetari është absurd

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka komentuar lëvizjet e njerëzve nga gazetaria në politikë dhe pastaj kthimin e sërishëm në gazetari.

Në Rubikon të KTV-së, në diskutimin “Media dhe Politika”, Paçarizi ka thënë se kjo është absurde dhe një korruptim i gazetarisë.

Image
Rrahman Paçarizi

“Kemi parë fatkeqësisht lëvizje prej gazetarisë në politikë dhe pastaj prej politikës në gazetari, e kjo pastaj është absurde. Kthimi nga politika në gazetari e ka në vete një farë ngarkese e cila e korrupton gazetarinë. E korrupton gazetarinë në kuptimin që një dëgjues a shikues i lajmit, i cili ka një edukim të caktuar medial, nuk arrin ta trajtoj atë si burim kredibil”, ka thënë Pacarizi.

“Ky kalim nga gazetaria në politikë dhe politika në gazetari sikur kallëzon për njëfarë paqëndrueshmërie”, shtoi tutje ai.