Beogradi nuk do të iniciojë procedurat për ta dërguar Kosovën në arbitrazh për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por është e vendosur që të zbatojë kundërmasa.
Siç shkruan gazeta serbe “Novosti” këto masa tashmë janë në shqyrtim.
Meqenëse është hequr dorë nga arbitrazhi, sepse, sipas burimeve të gazetës , UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës, është deklaruar jokompetent, transmeton rtk.
“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i arbitrazhit refuzohet”.
Kosova u bë anëtare e plotë e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, dhe marrëveshja e anëtarësimit u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të institucioneve kosovare.
“Novosti” rreth kësaj çështjeje raporton se ka kërkuar përgjigje nga misioni i UNMIK-ut, por nuk kanë marrë përgjigje.
-
A do të përballen Kosova e Serbia për taksën në arbitrazh
-
Shala: Serbia nuk ka bazë për ta dërguar Kosovën në arbitrazh
-
Brnabiq konfirmon: Konsiderojmë nisjen e arbitrazhit te CEFTA për taksën e Kosovës
-
Pa e njohur, Serbia s’mund ta çojë Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit për taksën 100 për qind
-
Nën kryesimin e Serbisë vendoset që Kosova në CEFTA të mos përfaqësohet më si UNMIK