Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas ministrit Hamza, Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se prioritet e Qeverisë Haradinaj mbetet rritja e qëndrueshme ekonomike.

Sipas tij, rritja ekonomike ka arritur deri në 4 %, raporton EO.

Edhe pse Hamza tha se kjo është rritja më e larta në rajon, por që nuk është e mjaftueshme ngase ka shumë të rinj e femra të papuna.

Ai thotë se vendi ka nevojë të kalojë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, duke përkrahur sektorin privat.

“Kemi nevojë të kalojmë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, e kjo mund të arrihet vetëm duke qenë bartës sektori privat”.

Këto komente ai i bëri në konferencën “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, “White Book 2018”, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Edhe Sipas kryeministrit, Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon Arbëri Sipas kryeministrit, Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Ky dokument, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë.

Ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.