Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas analistëve serbë, Asociacioni nuk do të përmbushë pritjet e serbëve

Analistët serbë kanë vlerësuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do t’i përmbushë pritjet e serbëve të Kosovës, por ata ishin të ndarë rreth asaj nëse AKS-ja do të themelohet këtë vit apo jo, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, dhe kryetarja e organizatës “Lëvizja evropiane e serbëve”, Rada Trajkoviq, kanë vlerësuar se AKS-ja nuk do të ketë ndikim qenësor në jetën e serbëve në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajkoviq madje ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë çdo ditë e më shumë po miraton rregullore dhe vendime me të cilat merren kompetencat e AKS-së.

“Kishim Trepçën, pas saj kishim investimet strategjike apo projektet që përfshijnë Brezovicën, Trepçën, Gazivodën, që janë përfshirë me normativën e miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe faktikisht të gjitha kanë kaluar në nivelin qendror. Para disa ditësh kishim edhe përvetësimin e pronës së RSFJ-së dhe të Serbisë jashtë Rezolutës 1244”, tha Trajkoviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.