Sociologu serb Dushan Janjiq ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është model i zbatueshëm në Kosovë, duke përmendur ndryshimet demografike dhe konceptin fillestar politik që, sipas tij, e ka shoqëruar këtë ide.
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Janjiqi ka thënë se që në fillim pas Asociacionit fshihej një ide politike që tejkalonte kornizën e vetëmenaxhimit lokal. Ai rikujtoi edhe sloganet e dikurshme të Lista Serbe në veri të Kosovës – “Votoni sot, nesër ndërtojmë” – duke lënë të kuptohet se projekti ishte konceptuar si instrument pushteti.
Sipas Janjiqit, një ndër arsyet kryesore pse Asociacioni nuk mund të funksionojë lidhet me faktin se kategoria “e banuar me shumicë serbe” është e ndryshueshme.
“Demografia është kategori e ndryshueshme”, theksoi ai, duke shtuar se përkufizimi i komunave si “kryesisht të banuara nga serbët” mund të ndryshojë me kohën, duke e bërë modelin të paqëndrueshëm
Ai argumentoi gjithashtu se nëse Asociacioni do të kishte kompetenca ekzekutive, atëherë do të duhej të përfshiheshin edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në ato zona ku ata janë pakicë, për të shmangur përjashtimin dhe bllokimin institucional. Përndryshe, sipas tij, çështje si ekologjia apo fusha të tjera publike do të politizoheshin dhe do të lidheshin drejtpërdrejt me pushtetin ekzekutiv, duke e bërë strukturën jofunksionale.
Dushan Janjiq në PIKË me Veton Surroin
-
Janjiq e rikujton konceptin që e dha për Kosovën më 1997: Nuk do të kishte luftë
-
Janjiq: Ndarja apo Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve
-
Pas dështimit të ndarjes, Asociacionit dhe Radoiçiqit, ka mbetur vetëm një opsion: Realiteti
-
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
-
Emini: Kosova të nisë debat të brendshëm për Asociacionin, jo negociata të ngutshme në Bruksel