Sociologu serb Dushan Janjiq ka rikujtuar një koncept alternativ për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që sipas tij ishte arritur si model qysh në vitin 1997, por që nuk u realizua për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e Serbisë.
Në bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, Janjiq ka thënë se në kuadër të një iniciative të mbështetur nga “Carnegie Corporation of New York”, ishte arritur një dakordim parimor për “autonomi të lartë nën garanci ndërkombëtare”, ku garancia ndërkombëtare nënkuptonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, modeli parashihte që statusi përfundimtar të mos paragjykohej, por të ishte rezultat i një procesi politik dhe tranzicioni të integruar.
“Statusi u la të jetë rezultat i procesit, e jo paragjykim”, theksoi Janjiq, duke shtuar se kjo ishte një zgjidhje reale dhe jo naive, pasi pritej të mbështetej nga Madeleine Albright dhe administrata amerikane e kohës.
Ai tregoi se në proces ishin përfshirë figura të rëndësishme politike nga të dyja palët, përfshirë Vuk Drashkoviq, Vesna Peshiq, Mark Krasniqi dhe Adem Demaçi, ndërsa pritej që në një fazë të mëvonshme të përfshiheshin edhe Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim Rugova.
Sipas tij, koncepti i vitit 1997 dëshmoi se ekzistonte hapësirë për marrëveshje para përshkallëzimit të konfliktit dhe bombardimeve, por mungesa e mbështetjes përfundimtare politike bëri që ai shans të humbej.
“Me gjithë tronditjen që delegacioni (serb) nuk erdhi (në SHBA), në atë gjysmë ore, u dakorduan ato katër pika. Ato katër pika konsiderohen sot, ai dokument si shembull, si një mundësi e humbur. Dhe ishte e nevojshme që mos të kishte luftë, dhe zëdhënësi (i Shtëpisë së Bardh) tha: ‘për shkak të mosparaqitjes së tij, por edhe pse kemi njohuri se Millosheviqi po armatoset nga Bjellorusia dhe Rusia, Serbia do të bombardohet, nëse kjo vazhdon’. Ishte hera e parë që përmendej bombardimi”, rrëfeu Janjiqi për takimin e 1997-s.