Nga 100 euro për të gjithë të punësuarit po i kërkon Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga Qeveria e Kosovës deri sa të draftohet Projektligji për Paga.
Këtë kërkesë BSPK-ja ka thënë se po e bën për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve esenciale dhe të energjisë elektrike e të karburanteve që kanë sfiduar të punësuarit.
Në një takim që ka mbajtur Kryesia Ekzekutive e BSPK-së është vendosur që përfaqësuesi i saj të takohet urgjentisht me kryeministrin Albin Kurti.
“Kryesia Ekzekutive e BSPK-së duke e ditur se gjendja e mirëqenies sociale e vështirësuar për shkak të pandemisë e së voni edhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale si dhe të energjisë elektrike e të karburanteve ka sfiduar keq të punësuarit, të cilëve ka kohë që nuk u janë harmonizuar koeficientet e rregulluar pagat, atëherë ne duhet të veprojmë, dhe përderisa pritet të draftohet Projektligjit për Pagat, BSPK do të kërkojë nga kreu i Qeverisë që të gjithë të punësuarve t’ju jepet një shtesë prej 100€”, thuhet në njoftim.
-
BSPK-ja pritet të mblidhet pas shtesës prej 50 eurosh për punonjësit publikë
-
Paralajmërohen hapa radikalë nga sindikatat nëse Qeveria vazhdon injorimin
-
Ultimatum i sindikalistëve: Kurti 15 ditë kohë të përgjigjet
-
BSPK-ja i jep kohë edhe një javë Qeverisë për përmbushjen e kërkesave
-
BSPK-ja proteston sot, kërkon 100 euro shtesë për çdo të punësuar