Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e masës së pezullimit të ligjit për paga edhe për 3 muaj ka shkaktuar pakënaqësi tek dy organizatat më të mëdha sindikale, asaj të arsimit dhe të shëndetësisë.
Drejtuesit e këtyre sindikatave, po e quajnë të padrejtë këtë vendim sipas të cilit, masa e pezullimit të ligjit për paga do të zgjatet deri me 30 qershor, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se me nxjerrjen e këtij vendimi, Kushtetuesja ua ka shtuar zhgënjimin dhe pakënaqësitë punëtorëve të arsimit, për shkak se kanë pritur që ligji të nisë së zbatuari këtë muaj.
Ndërkaq, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, vendimin e Kushtetueses e ka quajtur të turpshëm. Sipas tij, pas përfundimit të situatës me koronavirus do të ketë veprime të ashpra sindikale në shëndetësi.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e nxjerrë të martën ka theksuar se vazhdimin e masës së përkohshme e ka konsideruar të domosdoshëm për dy arsye.
E para, sepse për vendimin janë pranuar shumë dokumente, ankesa e komente shtesë dhe volumi jashtëzakonisht i madh i materialeve të pranuara nga Komisioni i Venecias dhe gjykatat kushtetuese/supreme pjesë përbërëse të Forumit të Komisionit të Venecias.
Sipas Kushtetueses, të gjitha këto materiale duhet të analizohen që Gjykata të mund t‘i aplikojë në rrethanat e rastit konkret, për aq sa do të jenë të aplikueshme.
Ligji për paga është miratuar në shkurt të vitit të kaluar, por Institucioni i Avokatit të Popullit kishte kërkuar nga Kushtetuesja interpretim për këtë ligj, për shkak se kishte pranuar 35 ankesa. Në muajin dhjetor kjo gjykatë e pezulloi zbatimin e ligjit deri më 30 mars.