Sindikata e policisë së Kosovës ka vlerësuar si të papranueshme dhe diskriminuese shtesat për rrezikshmëri për Policinë që e ka propozuar Qeveria e Kosovës.
Sindikata ka thënë se në mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj të mbajtur të hënën ka dal me dy kërkesa.
E para që shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që ishte pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, duke filluar nga 105 e më lartë deri 215 euro, varësisht nga nivelit. Po ashtu është thënë se për stafin civil koeficienti duhet të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionin që e kryejnë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarësinë e vet. Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa: Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%; Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë. Pakënaqësia te të gjithë pjesëtarët e policisë është e madhe, prandaj kërkojmë që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës”, thuhet nga Sindikata.
-
Sindikata e Policisë e pakënaqur me rritjen e pagave nga Qeveria
-
14 kërkesat e NJSI-së, të mërkurën te Sveçla
-
Ndasi brenda njësive në shtesa të rrezikshmërisë, policët kufitarë të pakënaqur
-
Policët paralajmërojnë veprime të tjera nëse Qeveria nuk u përmbush kërkesat e tyre
-
Shtesat e rrezikshmërisë nuk rrisin të ardhurat e Njësisë elitare të policisë