Sindikata e Pavarur e Judikaturës e Kosovës, përmes një njoftimi për opinionin, bën të ditur se ka vendosur të vazhdojë pezullimin e grevës të cilën e kishte planifikuar ta fillojë nga nesër, më 1 tetor, transmeton Koha.net.
Njoftimi i plotë i SPJK-së:
“Ju njoftojmë se Kryesia e Sindikatës e Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), ka vendosur që të vazhdojë pezullimin e grevës e përcaktuar të fillojë për nesër - me 1 tetor 2019, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe deri në konsolidimin e organeve legjitime, atëherë kur edhe do të ketë një adresë të saktë për adresimin e realizimit të kërkesave të SPJK-së.
Për aktivizimin e grevës do të jeni të njoftuar me kohë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Vendimi për gjyqtarët serbë do të merret të premten
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Sindikata e Policisë e konsideron të ngutshëm vendimin e IPK-së për suspendimin e 6 policëve