Grevës së mjekëve në QKUK, i janë bashkuar edhe punëtorët shëndetësorë të nivelit primar, raporton KTV.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Prishtinë kanë ofruar shërbime vetëm për rastet urgjente.
Mjekët po kërkojnë rritje të pagave për vete dhe për punëtorët teknikë, përmirësim të kushteve si dhe implementim të plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale.
Sindikalistët kanë paralajmëruar radikalizëm të grevës.
Ministria e Shëndetësisë, në anën tjetër, ka thënë se me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor.
Edhe
MSH grevistëve në shëndetësi: Vitin tjetër do ju rriten pagat
Nëpërmjet një komunikate për media, MSH-ja ka thënë se po e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësorë dhe gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre.
“Për këtë qëllim, është punuar në projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend. Tani, MSH-ja pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
-
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë masa më radikale nëse s’u përmbushen kërkesat
-
Pas grevës, punëtorët e sigurimit në QKUK paralajmërojnë radikalizim të veprimeve
-
Punëtorët teknikë të QKUK-së në grevë, kërkojnë rritjen e pagës
-
Punëtorët teknikë e të sigurimit fizik të pakënaqur me pagat, paralajmërojnë grevë