Ministria e Financave dhe Odat Ekonomike kanë kundërshtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, të propozuar nga Këshilli Ekonomiko Social.
Por kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se punëtorët e sektorit privat në Kosovë punojnë në kushte të rënda.
“Të gjitha parametrat dhe indikatorët kanë votuar për këtë në Këshillin Ekonomiko Social. Aty kanë votuar të gjitha edhe odat ekonomike”, tha ai për televizionin publik.
Ai pret që vendimi i KES-it të respektohet nga ana e qeverisë së Kosovës. Sipas tij sot ka mungesë të punëtorëve të punës.
“Kanë ikur vitet e fundit mijëra punëtorë. Kjo pagë prej 250 eurove është rritje simbolike”, tha ai.
Sipas tij nëse vazhdon trendi i ikjes së punëtorëve për Gjermani atëherë edhe 500 euro me bë pagën minimale nuk do të ketë punëtorë.
-
Rritet presioni mbi Qeverinë, kërkohet pagë minimale 400 euro
-
Sindikata e Punëtorëve të sektorit privat kërkon rritjen e pagës minimale në 350 euro
-
Azemi: Paga minimale në Kosovë s’mund t’i mbulojë as nevojat bazë të një personi
-
Azemi: Kemi punëtorë që paguhen me 130 e 170 euro, shqetësuese mbetet ikja e tyre
-
Sindikata: Punëtorët në privat pagat tri herë më të vogla se ata në publik