Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që më 1 maj të merret vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro.
Këtë kërkesë e ka bërë kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, në një konferencë për medie të mbajtur sot, raporton KOHA.
Kreu i sindikatës ka kërkuar që nga tani institucionet publike të mos nënshkruajnë kontrata me kompanitë që pagën minimale e kanë nën 350 euro.
Azemi ndër të tjera ka kërkuar edhe që numri i inspektorëve të rritet si dhe kushtet e punëtorëve në sektorin privat të përmirësohen.
Artikuj të ngjashëm
-
Sindikata e sektorit privat s’tërhiqet nga kërkesa për 400 euro pagë minimale
-
Rritet presioni mbi Qeverinë, kërkohet pagë minimale 400 euro
-
Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët
-
Sektori privat i pakënaqur, kërkon nga qeveria rritjen e pagës minimale
-
Punëtorët e sektorit privat kërkojnë që të rritet paga minimale në 350 euro më 1 Maj