Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sinani në Bruksel me Bislimin, për herë të parë një përfaqësuese e Luginës përfshihet në dialog

Ekipi negociues kosovar në tryezën e dialogut me Serbinë, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel ku pritet të zhvillohen diskutime në kuadër të këtij dialogu.

Siç merr vesh KOHA, këshilltarja politike në Qeverinë e Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka udhëtuar bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për në kryeqendrën evropiane.

Ky udhëtim i Sinanit shënon edhe herën e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialog.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës prej kohësh kanë kërkuar që çështja e tyre të përfshihet në dialog.

Sipas tyre, në këtë proces duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike.