Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një bisedë me televizionin publik serb, ka thënë se teksa afrohen zgjedhjet në Kosovë, presioni ndaj serbëve vetëm sa do të shtohet.
Simiqi tha se arrestimet e serbëve në Kosovë bëhen për të krijuar bilans artificial për faktin se Gjykata Speciale është duke ftuar ish-anëtarët e UÇK-së, raporton KTV.
Ai tha se sa i përket Listës Serbe, Qeveria në Prishtinë është rrëzuar qysh para një viti kur edhe filloi vala e hapave, qëllimi i të cilëve ishte frikësimi i serbëve. Por, derisa zgjedhjet po afrohen, sipas tij, frikësimi do të jetë edhe më i madh, sepse liderët shqiptarë nuk kanë asgjë për t’u ofruar votuesve përpos urrejtjes ndaj serbëve.
E duke folur për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Simiqi ka thënë se qëllimi i atyre të cilët shkaktuan zgjedhjet është të përfitojnë politikisht nga situata dhe të bllokojnë dialogun. Simiqi shtoi se në Prishtinë nuk është askush që dëshiron të rifillojë dialogun.
-
Lista Serbe merr mesazhin e qartë nga SHBA-ja
-
Simiq: Qeveria pa Listën Serbe është antikushtetuese
-
Lista Serbe: Kosova po fabrikon aktakuza ndaj serbëve për ta thyer rezistencën e tyre
-
Deputeti Simiq i LS-së i konsideron me pasoja për serbët masat e paralajmëruara nga Kosova
-
Lista Serbe akuzon për presion politik pas arrestimit të pesë personave në rastin “Reçaku II”