Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka thënë se përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbë dhe përfaqësuesit e atyre komunave që nuk e kanë shumicën por kanë përfaqësues në takimin e sotëm në Mitrovicë do të analizojnë ngjarjet që ndodhën ditëve të kaluara.
Sipas Simiqit, në këtë takim do të raportohet edhe për takimin që përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dje në Beograd, transmeton KP.
Duke folur për mediat serbe “për kërcënimet që autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se do të arrestohen nëse formohet Asociacioni i komunave Serbe”, Simiq ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të reagojnë sepse është e papranueshme që të kërcënohen përfaqësuesit legjitimë të serbëve
-
Lista Serbe kërkon nga Lajçaku formimin e Asociacionit
-
Lista Serbe: Kosova po fabrikon aktakuza ndaj serbëve për ta thyer rezistencën e tyre
-
Sot në Zveçan bisedohet për hartimin e statutit të AKS-së
-
Simiqi tregon se çfarë do të bëjë Lista Serbe më 20 prill dhe a do të kthehet ajo në Qeveri
-
Serbët e Kosovës në rrugë të pasigurt