Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq ka thënë për televizionin përva se kjo Listë është e gatshme ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota.
Në pyetjen se kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës pasi që ata nuk morën pjesë në votimin për formimin Ushtrisë së saj, ai ka thënë se aktualisht nuk ka arsye që ata të jenë në sallën e Kuvendit, transmeton Koha.net.
"Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë për ta dhënë kontributin që kjo Qeveri të bjerë“, ka thënë Igor Simiq.
-
Lista Serbe e gatshme për ta rrëzuar Haradinajn
-
Deputeti Simiq tregon pse Lista serbe nuk mori pjesë në votimet për FSK-në
-
Lista Serbe s’e përkrah formimin e Qeverisë Kurti 3
-
Simiq: Lista Serbe nuk voton atë që ka përgatitur Kurti, në zgjedhje e merrni përgjigjen e qartë
-
Lista Serbe thotë se Kuvendi nuk është konstituuar