Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq.
Ai tha për Pink TV se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.
Simiq tha se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota”.
“Çfarë do të bëjmë me 9 për qind ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Simiq: Do ta rrëzojmë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota
-
Gjuriq: Lista Serbe e gatshme të rrëzojë qeverinë Haradinaj
-
Opozita ka dallime për mënyrën e rrëzimit të Qeverisë
-
Sejdiu: S’kemi vota për Listën Serbe në Kuvend
-
Bunjaku–Rexhepi: LDK-ja nuk e rrëzon qeverinë me votat e Listës Serbe